Rama e tha qartë, do veç njerëz besnikë dhe që i binden
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura tre arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në zgjedhjen e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
I pyetur nga “Tirana Examiner” se çfarë e rekomandoi Spahiun për këtë detyrë, Rama e përmblodhi përgjigjen në tre fjalë: “E përulur, besnike, profesioniste.”
Mesazhi është i qartë: Rama do veç njerëz që i binden dhe i qendrojnë besnikë (se për profesionistë, nuk është se iu merr mendim ndonjëherë).
Përulja dhe besnikëria, sidomos pas protestave të fundit, janë dy kriteret që mund të bësh karrierë në PS.
Kush i ka këto cilësi, e ka derën e hapur nga Rama.