11 Shtator, 2026

3 vjet e shpopulluan Gjirokastrën, tani Mirela na flet për besë!

 3 vjet e shpopulluan Gjirokastrën, tani Mirela na flet për besë!

Nga Armando Rabi

O, për  BESË!

Kur i pabesi kërkon besë…

Kë BESË?!

Sot deputetja e qarkut Gjirokastër znj. Mirela Kumbaro mblodhi drejtuesit e bashkive të qarkut dhe tundte “besën”

Po, mirë kë BESË?!

Besën  për Gjirokastrën që prej 13 vitesh e keni shpopulluar, varfëruar dhe lënë të plaket?

Besën për fshatrat që po shuhen njëri pas tjetrit? Kjo është “besa” që do t’u jepnit qytetarëve ?

Besë për qindra shkolla të mbyllura në fshatra, sepse fëmijët ikën dhe fshatrat mbetën bosh?

Ke besë?!

Për Universitetin “Eqerem Çabej”, dikur tempull dijejes, sot e katandisët në një histori nepotizmi, krushqish e farefisnie, vetëm që të justifikoni mbijetesën e tij?

Kë besë?!

Për turizmin “e lulëzuar” që trumbetoni, ndërsa bizneset e Qafës së Pazarit mbyllen për shkak të kredive që morën për të investuar?

Kë besë?!

Për fermerin që prodhimin e vet e hedh në rrugë, ndërsa ju flisni për miliona fondesh e suksese në bujqësi?

Kë  besë?!

Për blegtorin që po heq dorë nga kopeja, sepse nuk ia vlen më ta mbajë?

Kë  besë?!

Për kryetarët e bashkive që të rrethojnë, si dëshmitarë të “besës” tënde?

Ata që kanë harruar qytetarët, por nuk harrojnë kurrë tu vjelin taksat.

Ata që janë bërë mjeshtër të premtimeve dhe të propagandës, ndërsa qytetarët I kanë braktisur.

Kjo qenka besa?!

Besa me ata që qytetarin e kujtojnë vetëm kur u duhen votat dhe taksat, ndërsa pas zgjedhjeve e lënë në harresë?

Kë besë?!

Për qytetarin që duhet të mendohet dy herë para se të flasë, sepse puna i  është kthyer në mjet presioni e shantazhi

Politik:

Mos na voto, po deshe..  por pastaj mos kërko punë.

Kë besë?!

Dhe tani na dilni përpara me “besë”, sikur shqiptari ta ketë harruar çfarë është besa?!

Besa nuk është fjalë për podium.

as dekor elektoral

Nuk është as slogan për t’u tundur para kamerave.

Besa mbahet.

Ju kini pasur 13 vjet kohë për ta treguar.

Dhe rezultati është ky këtu: qytete që zbrazen, fshatra që shuhen, arsim i degraduar shëndetësi e renuar, të rinj që ikin, biznese që mbyllen dhe qytetarë që mbahen peng i një vendi pune.

Prandaj, herën tjetër që të tundni “besën”mos harroni:

Që Shqiptari mund të falë shumë gjëra.

Por të tallesh me besën e tij, nuk ta fal.

Sepse për pushtet dhe para, ju nuk keni shkelur vetëm mbi qytetarët.

Keni shkelur edhe mbi atë që shqiptari e ka pasur dhe e ka  të shenjtë:

BESËN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *