11 Shtator, 2026

“Po na shqyejnë qentë, kemi frikë të ecim në rrugë” – Faqja e njohur jep alarmin për situatën në Përmet

 “Po na shqyejnë qentë, kemi frikë të ecim në rrugë” – Faqja e njohur jep alarmin për situatën në Përmet

Është ora 6.30 e mëngjesit të një dite të zakonshme, Iliri një djalë i ri përmetar vrapon për në punë.

Në qendër të Përmetit e sulmon një qen i tërbuar, i ngul dhembët në gjoks.

Djaloshi i terrorizuar përfundon në spital të bëjë tetanozin nga frika e ndonjë infeksioni.

Qentë e tërbuar kanë vite që enden rrugëve e lagjeve të Përmetit.

Kanë sulmuar fëmijë, të moshuar, turistë por fatmirësisht dhe fatkeqësisht nuk kanë kafshuar ende punonjësit e bashkisë, ata të cilët paguhen me taksat e qytetarëve për të mbrojtur qytetarët.

Por qytetarët kanë 8 vjet që rrezikohen nga qentë e rrugëve në qytetin më paqësor në Shqipëri ku bashkia institucioni përgjegjës nuk po merr asnjë masë parandaluese.

E turpshme kjo situatë, e rrezikshme kjo situatë! (Bashkësia Përmet)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *