Washingtoni sapo bëri pyetjen që Tirana nuk do t’i përgjigjet
Nga Enio Jaçe
Per here te pare, nje komitet i Kongresit amerikan e ka vene emrin e Shqiperise prane ligjit federal kunder korrupsionit.
Komiteti i Drejtesise i Kongresit (US Congress) ka kerkuar komunikimet e Jared Kushner me zyrtaret e qeverise shqiptare per miratimin e projektit ne Zvernec.
Kerkesa shkon me tej: pyetet hapur nese sjellja e tij duhet hetuar sipas FCPA, ligji qe ndalon amerikanet te ofrojne cfaredo vlere nje zyrtari te huaj per te fituar biznes.
Tre arsye pse ka rendesi.
E para. Kerkesa vjen nga Demokratet qe nuk e kane shumicen. Dhe per momentin kjo eshte vetem nje kerkese. Por Demokratet pritet te marrin shumicen ne nentor. Ajo qe sot eshte thjesht kerkese, ne janar behet urdher i detyrueshem (subpoena).
E dyta. Kjo dosje eshte bere radioaktive per te gjithe. Personi qe shiti token e Zvernecit perballet me akuza per trafik droge dhe eshte nen hetim per pastrim parash, me 128 milione euro te ngrira nga SPAK.
Asnje politikan amerikan, republikan apo demokrat, nuk do qe emri i tij ti bashkangjitet kesaj historie. Dhe shume jane te pakenaqur, si nga Republikanet ashtu dhe nga Demokratet.
E treta. Zyrtaret shqiptare qe e kaluan kete marreveshje me procedure te pershpejtuar nuk mund te mendojne me se historia mbaron ketu.
Parate dhe projekti kane ngrire. (Dhe nuk aktivizohet dot me). Por pyetjet jane bere me te nxehta se kurre.