Shefi i Krimeve në Sarandë Mateo Bakalli me Range Rover të trafikuar
Makina Range Rover e shefit të Krimeve në Sarandë, me targë italiane ER 436 PS, rezulton një rast skandaloz që kërkon hetim të menjëhershëm.
Automjeti është i manipuluar dhe i trafikuar, ndërsa targa ER 436 PS nuk i përket fare këtij Range Rover-i, por një automjeti tjetër, tip Jaguar X-Type (X400).
Pra, një drejtues i lartë policie qarkullon me një mjet me identitet të rremë, ndërkohë që vetë policia duhet të jetë institucioni që ndalon, sekuestron dhe referon penalisht pikërisht raste të tilla.
Nëse kjo tolerohet për një shef krimesh, atëherë çfarë kuptimi ka ligji për qytetarin e zakonshëm? (Arben Llangozi, avokat)