24 Gusht, 2026

Kush është “padrinoja” i Sarandës?

 Kush është “padrinoja” i Sarandës?

Nga Arben Llangozi, avokat

Qytetarë nën terror, shoqërime pa motiv, çfarë po ndodh në Komisariatin e Policisë?

Komisariati i Policisë Sarandë, me në krye shefin e komisariatit, Feliks Hoda terrorizojnë qytetarët dhe shoqërohen në komisariat pa asnjë arsye, vihen nën presion dhe përballen me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me misionin e Policisë së Shtetit por përdoret privatisht nga shefi i komisariatit.

Shantazhi ndaj personave të caktuar mund të lidhen me kërkesa të mëvonshme për hakmarrje fisnore dhe konflikte të ndryshme. Policia ka kompetencë të shoqërojë një person vetëm brenda kufijve që përcakton ligji.

Uniforma, zyra dhe autoriteti shtetëror nuk mund të përdoren për të frikësuar qytetarin, për ta vendosur nën presion apo, aq më pak, për interesa private. Në momentin kur lind dyshimi se autoriteti policor përdoret si instrument presioni për para apo hakmarrje të ndryshme, çështja kërkon hetim penal serioz dhe i pavarur.

Saranda nuk është pronë private e askujt dhe Komisariati nuk mund të funksionojë si zyrë personale e një drejtuesi. Feliks Hoda, si drejtues i Komisariatit, duhet të japë përgjigje për mënyrën se si kryhen shoqërimet dhe trajtohen qytetarët nën autoritetin e strukturës që drejton.

Sepse në një shtet ligjor shefi i komisariatit duhet të jetë garant i sigurisë së qytetit, jo një figurë për të cilën qytetarët ngrenë akuza se sillet si “padrino” i tij apo të terrorizojnë qytetarët.

Pyetja tashmë është për AMP-në, Prokurorinë dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kush e kontrollon policinë kur vetë policia vihet ushtron presion, shantazh dhe përfitime të paligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *