Një foto jo e zakonshme, për një festë fshati
Kjo nuk është një foto e zakonshme në një fshat!
Ndërsa Erion Veliaj përpëlitet në qelitë e Durrësit dhe thotë se prokurori që e ka burgos është emëruar përmes allishverishit nga Ina Rama dhe Bamir Topi dhe shpresoi shumë se do ta nxirte nga qelia Sokol Sadushi, shfaqet kjo foto e tyre me porositësin (Edi Ramën) në fshatin Vajzë, Vlorë.
Autokrati zbret herë pas here te njeriu i thjeshtë, për të marrë pjesë në festat e fshatarëve.
Karaktere të tilla janë paradoksale, i urren ata me një neveri të thellë, e pikërisht për këtë nuk mund t’i rezistojë pjesëmarrjes në ahengjet e fshatarëve netëve zhuritëse të verës.
Mes muzikës që i gërric veshët, baltës, djersës së përzier me makjazh si suva e parfume me aroma që e bëjnë djersën edhe më të thartë, e britmave pa shkak, siç e kanë fshatarët, ai ndien një kënaqësi të errët që nuk ia rrëfente askujt.
I shikon fshatarët duke picërruar sytë si daçok, sikur të ishin diçka e ulët, teksa e shohin atë me adhurim, e shijon këtë sepse ai është shkaku i torturës dhe kënaqësisë së tyre. Për të, festa të tilla janë një lloj vetëndëshkimi që e urren dhe e dëshiron njëkohësisht.
I dyfishohet kjo gjë kur mendon se këtë kompozim do ta shohë në foto edhe ish-beniamini i tij nga një qeli burgu në çifligun e tij. I cili pret dëshpërimisht mëshirë nga ai.
Të tillë janë autokratët e këtij soji. (Hysni Gurra)