24 Gusht, 2026

Një aksident i çuditshëm në Sarandë

 Një aksident i çuditshëm në Sarandë

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Sarandës, rreth orës 06:00, në hyrje të rrugës “Onhezmi”.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave që ndodheshin anës rrugës dhe më pas me dy pemë.

Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e aksidentit, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin, ndërsa punonjësit e shërbimeve kanë prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara nga përplasja.

Kjo me qëllim për të shmangur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *