Met Bega, ikona e humorit dhe mjeshtri i batutës
Më 7 gusht të vitit 1946 lindi aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega.
Ai u kthye në një figurë mjaft të dashur për publikun shqiptar.
Met Bega lindi në Tiranë, më 1946-ën dhe pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Estradën e Tiranës.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Met Bega është nderuar me çmime të ndryshme.
Përveç interpretimeve në Estradë, Met Bega do të mbahet mend për interpretimet e tij në kinematografi, në filmat komedi aq të dashur për publikun, si: “Dy herë mat”, “Edhe ashtu edhe kështu”, “Stolat në park” dhe “Telat për violinë”.
Aktori ndërroi jetë në vitin 2015.
Prej shumë kohësh ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.