Djaloshi nga Dunavati i Gjirokastrës me kështjellë, Ben Tigri dhe shefi që nuk buzëqesh më
Me lekët e shqiptarëve, biznesmeni Ermal Beqiri paska blerë një kështjellë në Francë, një avion në Slloveni, një jaht në Shqipëri dhe miliona euro në llogari!
Djaloshi nga Dunavati i Gjirokastrës ja doli në jetë me një veti që se kanë shumica e shqiptarëve, nuk e hap gojën, nuk bën zë, mërzit derrin.
Ajo që ja dha këto miliona jeton me qira, sipas KM dora vetë, znj. Mirlinda Karçanaj. Linda e pa strehë!
Në vendin tonë ka paradokse, njëra me qira pa shtëpi që firmos për tjetrin me kështjella në Francë! Këtë bujari, sakrificë dhe dorëlëshuar nuk ishte parë në vendin tonë.
Sipas Ben Tigrit, njeriu që nuk trokiste kur hynte në derën e shefit të gjatë, në çdo vakt pihej një shishe vere 33 mijë euro për merak.
Ben Tigri, i cili ishte njeriu i vetëm që e bënte për të qeshur shefin, sot është në arrati. Shefi nuk buzëqesh më.
Përkundrazi shan me korba shtëpie, me sorra çatie. Zbulon armiq të mëdhenj me Iranianë, rusë e kinezë.
Edhe armiqtë i do më të mëdhenj se vetja. Nuk shtyhet dita pa armiq. (Lavdrim Lita)