27 Korrik, 2026

Policia bën “namin”, mbi 4 mijë gjoba për shoferët në Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë e Përmet

 Policia bën “namin”, mbi 4 mijë gjoba për shoferët në Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë e Përmet

Policia e Gjirokastrës ka bërë namin me gjoba gjatë korrikut.

Ajo bën me dije se ka vendosur mbi 4 mijë gjoba.

Gjobat përfshijnë edhe Memaliajn, Tepelenën, Këlcyrën dhe Përmetin.

Njoftimi i Policisë

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ‍

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Gjirokastrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, si dhe i mjeteve që qarkullojnë me xhama të riveshur, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 01–23.07.2026, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 13 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 4308 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

1521 masa për parakalime të gabuara;

‍1624 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

907 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;

48 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

203 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *