14 Korrik, 2026

Gonxhja i Ramës: Ata që s’duan këngëtarin global Kanye West po dëmtojnë Shqipërinë

 Gonxhja i Ramës: Ata që s’duan këngëtarin global Kanye West po dëmtojnë Shqipërinë

Betejë Donkishoteske e quajti ministri Gonxhja kundërshtinë në rretet sociale ndaj shumës prej 4 milionë eurosh të dhënë nga qeveria për koncertine Kanye West në Kashar.

Sipas tij, bëhet fjalë për një artist të përmasave ndëkombëtare, ndërsa shuma e dhënë nga Fondi Rezervë do mbulojë një komplikim në organizim e sipër të instalimit të stadiumit provizor.

“Betejë donkishoteske ndaj një këngëtari të jashtëzakonshëm, me një prej performancave më të jashtëzakonshme në nivel global. Kostot ishin sa më të arsyeshme gjatë gjithë kohës. Është nisur para protestave dhe një detyrim që të mbanim fjalën.

Për shkak të vështirësisë dhe kostos që pati një komplikim në organizim e sipër, specifike të veçantë që ka, kushteve të këtij instalimi dhe montimi të këtij stadiumi provizor në Kashar, aspekteve që lidhen me pjesën teknike, të këtij projekti delikat, i brishtë”, tha ai në Report TV.

Impakti i koncertit në ekonomi mund të jetë rreth 100-120 milionë euro, tha ministri Gonxhja teksa uroi që protesta para kryeministrisë ta përdorë këtë ngjarje për të turpëruar vendin.

“Unë uroj që ky event të jetë sukses për Shqipërinë. Duhet të mos bëhemi qesharakë si vend nëse lejojmë që një grup, edhe i keqkuptuar mbase, ta kenë kuptuar këtë si një objektiv të gabuar, sebep për të kënaqur një interes shumë të vogël që Kanye West është sebep që të dëmtojmë Edi Ramën.

Nuk dëmtohet Edi Rama, dëmtohet Shqipëria. Deri më 1 korrik kanë qenë mbi 25 mijë bileta të blera nga të huajt, ndërsa tani mund të jenë mbi 30 mijë” – shtoi Gonxhja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *