Mustafa Nano: Edi Rama po sillet si Lukashenko, Millosheviçi dhe Berisha
Mustafa Nano thotë përpjekja e kryeministrit dhe njerëzve rreth tij për të gjetur “armiq” në protestë është tipar karakteristik i regjimeve:
“Ky është një lexim që protestave ua bëjnë regjimet. Është një përpjekje për ta shmangur diskutimin nga tema që ka ngritur protesta. Rama bëri atë që ka bërë Lukashenko, Millosheviçi, Berisha. Anglezët e quajnë whataboutism.
Gjetjen e armiqve e bëjnë despotët në nevojë. Gabimi në rastin e qeverisë tonë është rregull dhe jo përjashtim. Ndaj nuk mund të presim të mbajë qëndrimin e duhur. Ai çdo veprim që ndërmerr e bën për t’u garantuar imunitet njerëzve të vet”.
Nano u pyet edhe për të ardhmen e investimit në Sazan:
“Aty investimi do të bëhet, jam i sigurtë. Por motivimet kanë qenë turpëruese për një kryeministër. Ti nuk mund të marrësh vendime për qëllime personale, për të rregulluar një marrëdhënie të prishur”.
Ndërsa në lidhje me imazhin e kryeministrit në arenën ndërkombëtare, Nano tha se ai ka ndryshuar:
“Ramën nuk kanë filluar ta shohin si autokrat, por si njeri që abuzon me zyrën. Nuk mund të quhet autokrat një kryeministër, në vendin e të cilit njerëzit kanë një muaj që dalin në protestë me familjet e tyre.”