Emri i Samir Manes, dhe në dosjen “Aruba”
Emri i biznesmenit Samir Mane permendet ne disa çeshtje qe po hetohen nga SPAK. Mes tyre eshtë edhe ajo që njihet si dosja “Aruba”.
Sipas informacionit të bere publik, hetimi perfshin dyshime per trafik droge, ku parate dyshohet se jane investuar ne ndërtime hotelesh, kullash dhe resorteve, si edhe çeshtje qe lidhen me tjetersimin e pronave ne bregdetin e jugut.
Në një pergjim të publikuar në kuader te hetimit dëgjohet kjo bisede:
L.B.: “Degjo. Ai… ai eshte, shiko… kaq do t’i thuash: eshte krahu i djathte i Zamir Manes. Kaq. Te tjerat pastaj i kuptojnë vetë njerëzit. Atje tek ai ti e di kush ka influencë…”
Po ashtu, sipas materialeve hetimore te publikuara, SPAK po shqyrton edhe nje episod ku disa persona te dyshuar për trafik kokaine bisedojnë me një ndërtues për një projekt, duke përmendur se do t’i jepnin 3 milionë euro Samir Manes për përfshirjen e tokës së tyre në projekt.