14 Korrik, 2026

Si po kërcënohen protestuesit nga krimi i organizuar dhe Taulant Balla

 Si po kërcënohen protestuesit nga krimi i organizuar dhe Taulant Balla

Nga Ferdinand Dervishi

Kujdes!

1-Ditët e fundit policia politike e Edi Ramës ka thirrur nëpër komisarietet e Tiranës, përmes telefonit, një numër të rinjsh, nga më aktivët në protestë, duke u bërë presion.

Veprimi është i paligjshëm dhe kriminal.

Askush të mos paraqitet në komisariate nëse e telefonojnë. Kontaktoni mbrojtës ligjorë (avokatë) dhe bëni publike të gjitha rastet.

2-Po kështu, një numër pjesëmarrësish aktivë në protestë janë bërë target i krimit të orgfanizuar me të cilin Rama ka ndarë pushtetin. Edhe ata janë kërcënuar, përmes kontakteve fizike dhe telefonit, që të rrinë larg protestës.

Rastet duhen bërë publike.

3-Njëkohësisht Tao Balla ka marrë përsipër, pas arratisjes së atij zhulsit në Indonezi, të bëjë ministrin e propagandës duke gjuajtur në rrjet të gjithë ata përkrahës të protestës që kanë impakt me postimet ë tyre.

Tao Taon këshillohet që protesta ta bashkojë me ndonjë kosh plehrash.

Të gjithë personazhet që këto ditë po shfaqen si protagoniste te mbysin protesten jane ata qe rrezimi i Rames i çon automatikisht para drejtesise.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *