11 Qershor, 2026

Denoncimi: Përmeti nga sot vdiq si qytet, Prokuroria të nisë urgjent hetimet për llixhat e Bënjës

 Denoncimi: Përmeti nga sot vdiq si qytet, Prokuroria të nisë urgjent hetimet për llixhat e Bënjës

Kryetari i PD në Përmet, Arsen Lipe, ka kërkuar nisjen e hetimeve për atë që ka ndodhur në banjat e Bënjës.

“Llixhat e benjes, mrekullia qe zoti i kishte falur Permetit u shkaterrua nga hajdutet e pushtetit, te pangopur per te vjedhur leke!

I gjithe ky investim vetem per te vene nje tra ku te marin leke per te ngritur nje bisnes, Bar-Restorant  me leket e shtetit, vetem per te zhvatur!

A e kuptoni se Permeti nga sot vdiq si qytet, nuk do kete me jete, u shkaterrua nga dora e gjakepiresve qe vetem duan te zhvatin cdo hapesire cdo cep te Shqiperise, duan t’i largojne te gjithe njerëzit nga Shqiperia.

Thirrje publike prokurorise qe t’i hetoje sa me shpejt, t’i pezulloje te gjitha punimet ne llixhat e Benjes. Ndertime pa leje ne nje zone te mbrojtur ne shtrat lumi, ne te kundert le te ngrihemi si popull dhe t’i japim fund shkaterimit”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *