Jo dy miliardë, po katër do na sjellin kësaj radhe. Të pëlcasë Greqia nga inati
Pesë vite më parë po ky Edi Ramë prezantonte investitorin gjigand të radhës, kompaninë emiratase EMAAR që do të investonte 2 miliard euro për të ndërtuar një perlë në Durrës.
Sit shqiptarët a janë vallë duke parë diku ato investime? A erdhi zhvillimi i premtuar ekonomik?
Jo. Pas pesë viteve e dimë se në fakt investitor nuk ishte EMAAR, por kjo kompani me prestigj u përdor sa për t’i hedhur hi syve publikut. Natyrisht edhe do të jetë paguar ndonjë drejtues i saj për këtë përdorim të emrit.
E dimë po ashtu se nuk erdhën para investitorësh në Shqipëri, por ndërtimi në Durrës po bëhet me paratë e klientëve. Ndërtim që as pas pesë vjetësh nuk ka realizuar ende 10% të projektit, e nëse vazhdon kështu do të kryhet diku mbas 70 vitesh.
Tash Rama po thotë “besomëni në Zvërnec është ndryshe”. Do vijnë investitorë seriozë si Trumpi e Katari (por ç’nevojë kanë këta ta fshehin pronësinë me kompani guacka?).
E meqenëse rrena e vjetër funksionoi atëherë kur duhej, pse të mos e shumëzojmë me dy? Jo dy miliardë, po katër miliardë do na sjellin kësaj radhe. Të pëllcasë Greqia nga inati. (Arbër Zaimi)