Shpëton Vjosa – Rama: Aty nuk kemi ndërmend të lejojmë ndërtime
Në fjalën e mbajtur në lidhje me zhvillimin e projektit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama foli me fakte duke theksuar se projekti strategjik nuk ka lidhje me zonën e mbrojtur, ndryshe nga seç pretendohet në rrjet prej ditësh. Kryeministri theksoi se në parkun kombëtar të Vjosës nuk mund të zhvillohet asnjë projekt arkiteturor.
“Flasim për ata që i kishin tokat që më parë. Peizazhi i mbrojtur prej Pisho Portë-Nartë, deri para quhej Vjosë-Nartë. Zona e projektit nuk ka lidhje me parkun kombëtar të Vjosës. Aty nuk mund të bëhen dot resorte” tha Rama në fjalën e tij.
Po ashtu, kryeministri zbuloi më tej dhe detaje nga takimet e zhvilluara nga vetë Ivanka Trump në Vlorë për të cilën tha se i ka kushtuar vëmendje të madhe projektit pasdi oo bajhskëpunon me një nga kompanitë më prestigjoze në mbarë botën. Ndërsa shtoi se projektit i është treguar një vëmendje e vecantë pasi vetë Ivanka ka pasur bisedime me specialistë të fushës, mjaft të njohur për shqiptarët.
“Nuk ekzsiton çfarë shihni nëpër filma që i prodhojnë at që duan tju nxisin duke ju shfrytëzuar ndjenjën e pastër tuajën janë të krijuara si walk the dog. Leja ka përcaktuar zonën zhvillimore, parametrat. Pasi u miratua projekti investitorët kanë angazhuar 5 studio të mirënjohura “Emra Erolat Arxchitecture”, “K Studio” , “Big”.
Bashkë më këto studio kompania ka angazhuar një grup inxhinierësh nga më të mirët në botë, që sot që flasim vazhdojnë të punojnë për të paraqitur studimin mjedisor. Nuk e kemi paraqitur akoma mjedisin. Lufta zhvillohet sot me një gardh të shëmtuar me gjemba për të cilën kompani do të paguajë një gjobë të majme.
Natyrisht për atë dhunën kompania tjetër nuk do të punojë më në Republikën e Shqipërisë. Keni parë që kanë ardhur investitorët, ajo zonja. Ka ardhur në Vlorë me të gjithë grupin e arkitektëve, të gjithë bashkë, e kanë bërë gjysmë dite bisedë me profesorë të etnologjisë, historisë të Shqipërisë, të cilët sot i keni gjallë” tha Rama në fjalën e tij.