Masakra me mjedisin, që ka ndodhur në Shqipëri
Nga Fatmir Brazhda
Shqetësuese;
Në Shqipëri gjatë të sistemit të para 90′ u mbollën me qindra hektarë në bregdet me pishë duke krijuar breza mbrojtës natyrorë si në:
-Divjakë,
– Qerret,
– Spille
-Velipojë,
-Seman,
-Darëzezë,
-Kune-Vain,
-Zvërnec etj.
Sot këto breza natyrore pothuajse po zhduken totalisht nga ndërtimet e ndryshme që po mbipopullojnë në ekstrem bregun tonë.
Për çfarë shërben një brez mbrojtës natyrorë i pyllëzuar ?
Brezat mbrojtës me pyllëzime pishë në zonat bregdetare kanë shumë funksione ekologjike, mbrojtëse dhe ekonomike. Ato përdoren gjerësisht përgjatë dunave ranore, vijës bregdetare dhe zonave të ekspozuara ndaj erërave detare.
Funksionet kryesore të brezave mbrojtës:
1-Mbrojtja nga era dhe stuhitë detare
-Pishat krijojnë një “mur natyror” që:
-ul shpejtësinë e erërave të forta bregdetare,
-mbron tokat bujqësore dhe vendbanimet,
-redukton dëmet nga aerosolët e kripës së detit.
2-Stabilizimi i dunave ranore
Rrënjët ndihmojnë:
-në fiksimin e rërës,
-ndalimin e lëvizjes së dunave,
-uljen e erozionit bregdetar.
Kjo është shumë e rëndësishme në zonat me degradim të vijës bregdetare.
3-Përmirësimi i tokës dhe mikroklimës
Brezat pyjorë:
-ruajnë lagështinë,
-ulin temperaturat ekstreme,
-rrisin përmbajtjen organike të tokës,
-krijojnë kushte për zhvillimin e bimësisë tjetër.
4-Habitat për biodiversitetin
Krijojnë strehim për:
-shpendë,
-gjitarë të vegjël,
-insekte polenizuese,
-reptilë dhe fauna të tjera bregdetare.
5-Sekuestrimi i karbonit dhe klimës
Pyllëzimet:
-thithin CO₂,
-ndihmojnë në mitigimin e ndryshimeve klimatike,
-përmirësojnë cilësinë e ajrit.
6-Mbrojtja e tokave bujqësore
Në shumë vende mesdhetare përdoren si:
-barriera kundër erozionit eolik,
-mbrojtje për kulturat bujqësore nga kripa dhe era.
7-Vlera turistike dhe peizazhore
Pyllët me pisha bregdetare:
-krijojnë hije dhe klimë më të freskët,
-rrisin atraktivitetin turistik,
-përdoren për rekreacion dhe ekoturizëm.
Duhet patjetër të merren masa sa më të shpejta për tu ndalur kjo batërdi që po ndodh me natyrën tonë të përbashkët.