Gjergj Luca sulmon mediat e Ramës: Baxhella, pjella më e ndyrë e komunizmit. Janë llum
Biznesmeni Gjergj Luca, mik i ngushtë i kryeministrit Rama, ka shpërthyer kundër mediave që mbështesin këtë të fundit.
Kjo, pas një bisede me Alesia Balliun, e cila synonte të kandidonte për kreun e PD-së.
Duke qenë se ajo del përditë në mediat e majta, Luca ka thënë se Alesian po e karikojnë këto media, që të dalë kundër Berishës.
Luca shpërtheu kundër tyre, duke i quajtur baxhella dhe llum.
“Të gjitha mediat e tallavasë mos lejo që të përdorin.
Po të jap këshillë: Nesë Alesia dhe Salianji, që janë të dy të rinj që luftojnë për një ideal, nëse unë Gjergj Luca nuk ju vij në ndihmë për të krijuar një opozitë të vërtetë shqiptare, unë jam në borxh para opinionit publik.
Edhe po e them para të gjithëve.
Por që Alesian, si drita nga Elbasani, kokën plot, ta tallin menderen mediat shqiptare.
Media shqiptare është pjella më e ndyrë e komunizmit, e tallavasë, e llumit.
Baxhella më e madhe në këtë vend është media shqiptare.
Ajo të karikon ty të dalësh kundër Berishës”- tha Luca