29 Qershor, 2026

Mevlan Shanaj: Na iku Birçe Hasko, labi që la një emër të madh dhe të nderuar. Lamtumirë mik

 Mevlan Shanaj: Na iku Birçe Hasko, labi që la një emër të madh dhe të nderuar. Lamtumirë mik

Në foto: 1/3 e shokëve të klasës 1965-1969 , Gëzim Kame, Birçe Hasko, Mevlan Shanaj, Saimir Kumbaro, Timo Flloko!

Aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta, e mikut të tij, Birçe Hasko, që u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 84-vjeçare.

“Ka ikur Birçe Hasko.

Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.

Ka ikur njeriu që solli karakterin “popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm.

Iku labi Birçe Hasko.

Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi  mjeshtrisë së interpretimit.

Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të  karakterit.

Lamtumirë Mik, bashkëpunëtor! NJERI”, shkruan Mevlan Shanaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *