30 Qershor, 2026

Lufta Kumbaro-Golemi-Peçi zbret në Këlcyrë

 Lufta Kumbaro-Golemi-Peçi zbret në Këlcyrë

Klanet brenda Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, pavarësisht paralajmërimit të Ramës, vazhdojnë një luftë të egër ndaj njëri-tjetrit.

Dhe ai që po goditet më shumë, është Tërmet Peçi dhe njerëzit e tij.

Së fundmi, klani i përbërë nga Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi, luftën ndaj Tërmet Peçit e kanë transferuar në Këlcyrë, duke sajuar një lajm kundër kreut të PS-së në këtë qytet, Hodjon Selmani.

Kjo, për shkak se ky i fundit ka pas mbështet Tërmet Peçin për t’u bërë deputet.

Selmani, që është edhe drejtor i spitalit të Këlcyrës, shihet si kandidati kryesor nga PS, për Bashkinë e Këlcyrës.

Për këtë arsye, kanë nisur sulmet ndaj tij, në mënyrë që kur të përzgjidhen kandidatët, emri i tij të fshihet.

Dhe, Kumbaro-Golemi, me mediat e tyre dhe me bashkëpunimin e PD-së në Këlcyrë, që është e interesuar që Selmani të mos dalë kandidat i PS-së në Këlcyrë, pasi gëzon mbështetje të madhe në zonë, sajuan lajmin sikur ai kishte rrahur dy policë.

Lajm që është përgënjeshtruar nga vetë të pranishmit dhe që realisht nuk ka ndodhur.

Pra e gjitha është një goditje nën brez ndaj Selmanit, pse ka mbështetur Tërmet Peçin dhe konsiderohet njeri i tillë.

Veçse vështirë se mund ta eleminojnë kaq kollaj, duke parë mbështetjen që Selmani ka jo vetëm në Këlcyrë dhe fshatrat e këtij qyteti, por edhe në Përmet.

Duhet të sajojnë ndonjë lajm më të fortë, për ta hequr qafe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *