21 Maj, 2026

Deputeti demokrat: Si më vdiq kunati në Lushnje, për një eko

 Deputeti demokrat: Si më vdiq kunati në Lushnje, për një eko

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit në interpelancën e kërkuar nga Saimir Korreshi me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.

Teksa kjo e fundit sqaronte investimet që janë bërë e pritet të bëhen në qendra të ndryshme spitalore, ku bëri me dije se në vijim do të jepen fonde edhe për rimbursimin e barnave, ndërsa theksoi se kushtet e spitalit të Lushnjës janë mjaft të mira.

“Të dhënat tregojnë se janë trajtuar 1726 pacientë vetëm në 3 muajt e parë, duke ofruar një ritëm të qëndrueshëm të hospitalizimeve. Janë përballuar 15.553 urgjenca, çka tregon një rritje me 24% të ritmit të punës krahasuar me vitin e kaluar. Janë realizuar 39.739 ekzaminime radiologjike vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti. Këto nuk janë shifra të një spitali të braktisur. Spitali i Lushnjës disponon aparatura kirurgjikale, ndërsa vijon puna për zëvendësimin e aparaturave të amortizuara.

Ndërkohë spitali do të pasurohet më tej. Në lidhje me barnat: Spitali i Lushnjës e ka menaxhuar situatën në kohë reale dhe pacientët kanë marrë trajtimet e nevojshme. Për vitet 2026-2028 është planifikuar fondi për rimbursimin me barna. Spitali i Lushnjës mbulon pagesat e transportit. Spitali i Lushnjës nuk është strukturë e braktisur, është strukturë ku po punohet dhe vijon shërbimi për qytetarët”, tha Sala në fjalën e saj.

Nga ana tjetër, demokrati Saimir Korreshi me tone të larta bërtiti për të disatën herë mungesën e theksuar të shërbimeve mjekësore në spitalin e Lushnjës, ndërsa zbuloi se politikani humbi njeriun e tij të zemrës para një muaji vetëm nga mungesa e një ekoje. Ndërsa shtoi se ambulanca, për të cilën Sala krenohej, u vonua më shumë se 1 orë e gjysmë duke lënë viktimën në derë të shtëpisë.

“QSUT e ka, por nuk e vë në dispozicion. TURP! Po përse duhet të bredhin lushnjarët jashtë? Nuk ke turp! Çfarë lekësh jep ti? Nuk ke turp! Turp te dializa. Haram lekët e privatit, nuk ju punon pajisja e ujit për të freskuar aparaturën. Na vdesin njerëzit, 90% të telefonatave i kam për spitalet. Të dola në janar që nuk ka asnjë që fik zjarret atje. Kujt ia tregon ilaçet, që po i blejnë njerëzit vetë? Me mik bëhen analizat, kur vete Saimiri atje bëhen.

Kam pasur një humbje të madhe të një njeriu tim, për një eko më vdiq. Po të ishte konstatuar me një eko ai do të ishte akoma gjallë. Po paskeni qenë kafshë, të merresh me jetën e njerëzve duhet të jesh human, më së paku se të qenit ministër.

Kunati im kur vdiq ndejti një orë e gjysmë në derë të shtëpisë se nuk vinte ambulanca ta merrte”, u shpreh Korreshi me tone të larta.

Mbrëmjen e 31 marsit, Saimir Korreshi njoftoi për humbjen tragjike të kunatit të tij.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, Korreshi dha lajmin e trishtë përmes publikimit të një fotoje ku ai shfaqet krah kunatit, përbri të cilës shkroi: “Te Allahut jemi dhe tek ai do shkosh, por ikja jote eshte e pabesueshme vllai im! Qofsh i Xhenetit Kampion!”

Në seancën e sotme plenare, demokrati zbuloi se shkak për vdekjen e kunatit të tij u bë mungesa e një ekoje. Ndërsa zbuloi se viktima qëndroi më shumë se 1 orë në shtëpi, edhe pse nuk kishte shenja jete, pasi ambulanca u vonua.

Pjesë nga seanca:

Evis Sala: Ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë, por më të përgjegjshme, po investojmë. Nuk mund të pranojmë kritikat për spitalet, ndërkohë që aty vijojnë investimet. E ritheksoj edhe njëherë se spitali i Lushnjës është në fokus të investimeve. Aktualisht po vijojnë punimet në spitalet e Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës. Brenda këtij viti pritet të nisë puna për spitalin e Korçës, rikonstruksione në spitalin e Durrësit dhe spitalin e Hasit. Investimet nuk përqendrohen vetëm në Tiranë. Në këtë kuadër, krahas investimeve infrastrukturore janë parashikuar fonde për përmirësimin e kushteve të tjera në qendrat shëndetësore. Dua të theksoj se spitali i Lushnjës vijon normalisht aktivitetin.

Të dhënat tregojnë se janë trajtuar 1726 pacientë vetëm në 3 muajt e parë duke ofruar një ritëm të qëndrueshëm të hospitalizimeve. Janë përballuar 15.553 urgjenca, çka tregon një rritje me 24% të ritmit të punës krahasuar me vitin e kaluar. Janë realizuar 39.739 ekzaminime radiologjike vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti. Këto nuk janë shifra të një spitali të braktisur. Spitali i Lushnjës disponon aparatura kirurgjikale ndërsa vijon puna për zëvendësimin e aparaturave të amortizuara.

Ndërkohë spitali do të pasurohet më tej. Në lidhje me barnat: Spitali i Lushnjës e ka menaxhuar situatën në kohë reale dhe pacientët kanë marrë trajtimet e nevojshme. Për vitet 2026-2028 është planifikuar fondi për rimbursimin me barna. Spitali i Lushnjës mbulon pagesat e transportit. Spitali i Lushnjës nuk është strukturë e braktisur, është strukturë ku po punohet dhe vijon shërbimi për qytetarët.

Saimir Korreshi: Më nxori mallin e revistës televizive zonja Tefta Radi. Ore turp a keni para shqiptarëve? Po të kishit një fije cipë do të thoshit ‘obobo ku e paskam lënë shëndetësinë’. Hajde shikoje Lushnjën atje, edhe synetlliqet janë rralluar atje. Ajo e anestezisë, që ta thonë shokët e tu, prej 6 muajsh nuk punon. Ti sot ke një pacient që prej 57 ditësh merr insulina të gabuara. Po në Lushnje të hanë minjtë nga këmbët e sytë. Do të qahesh për të hyrë. Kujt i tregoni ju? Ore nuk shikohen në pasqyrë si ju dilni para fëmijëve tuaj? Një pacient në Korçë ka nevojë për pajisje.

QSUT e ka por nuk e vënë në dispozicion. TURP! Po përse duhet të bredhin lushnjarët jashtë? Nuk ke turp! Çfarë lekësh jep ti? Nuk ke turp! Turp te dializa. Haram lekët e privatit, nuk ju punon pajisja e ujit për të freskuar aparaturën. Na vdesin njerëzit, 90% të telefonatave i kam për spitalet. Të dola në janar që nuk ka asnjë që fik zjarret atje. Kujt ia tregon ilaçet, që po i blejnë njerëzit vetë? Me mik bëhen analizat, kur vete Saimiri atje bëhen.

Kam pasur një humbje të madhe të një njeriu tim, për një eko më vdiq. Po të ishte konstatuar me një eko ai do të ishte akoma gjallë. Po paskeni qenë kafshë, të merresh me jetën e njerëzve duhet të jesh human, më së paku se të qenit ministër.

Kunati im kur vdiq ndejti një orë e gjysmë në derë të shtëpisë se nuk vinte ambulanca ta merrte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *