21 Maj, 2026

Puthja e Robert Ndrenikës ndaj Veliajt, ish-deputetja e PD-së i del në mbrojtje: Lëreni në pleqëri! Merruni me artistët që përfitojnë para

 Puthja e Robert Ndrenikës ndaj Veliajt, ish-deputetja e PD-së i del në mbrojtje: Lëreni në pleqëri! Merruni me artistët që përfitojnë para

Puthja e aktorit të njohur shqiptar, Robert Ndrenikës, ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në sallën e Gjykatës Administrative në Tiranë ka shkaktuar debate dhe kritika në publik.

E ftuar në emisionin “Andale”, ish-deputetja e Partisë Demokratike Ori Nebiaj ka dalë në mbrojtje të Ndrenikës, duke theksuar se aktori i madh i ka dhënë Veliajt këtë shenjë respekti për ndihmën që ka marrë nga ai.

Ajo shton se kritikët duhet të fokusohen te artistët që përfitojnë para dhe nuk japin asnjë opinion për çështjet që ndodhin në vend.

“Na e ka bërë shpirtin plot! Po lëreni në pleqëri, mund t’i japë një çapë bukë për respekt. Shqiptarët ku ishin deri më sot? Aty ishin. Artistët e mëdhenj i kemi nëpër azile. Më duket e tepërt.

Le të merren me të gjithë artistët që përfitojnë para dhe nuk japin asnjë opinion për atë që ndodh në vend. Nuk ma prishin qejfin ata që shkojnë aty,” u shpreh ish-deputetja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *