21 Maj, 2026

Erion Braçe “shpërthen” ndaj Belinda Ballukut dhe të besuarve të saj në Fier

 Erion Braçe “shpërthen” ndaj Belinda Ballukut dhe të besuarve të saj në Fier

Deputeti i PS-së Erion Braçe u pyet për qarkun ku ai ka qenë deputet më parë, atë të Fierit.

I pyetur për drejtuesen politike të kësaj qarku në PS, Belinda Balluku, Braçe deklaroi se ajo nuk ka ndihmuar fare lidhur me çështjet e bujqësisë.

Gjithashtu me bujqësinë nuk është marrë sipas tij as ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili është deputet në Lushnjë.

Do doja që prezenca e saj në Fier të ndihmonte në çështje në lidhje me bujqësinë. Deri tani nuk e shoh.

Nuk shoh as ministrin e Financave që është deputet në Lushnje të angazhuar me atë problematik. Fare zero.

Po ndodh një fenomen me sigurinë ushqimore. I kemi nga kushtet ku gatuhet ushqimi. Mendoj se bujqit tanë prodhojnë mirë, ndershëm.

Ka dhe midis tyre të pandershëm. Por të godasësh nje sektor të tërë kështu për shkak të sigurisë ushqimore, është gabim i madh.

Nuk mund të shkojmë drejt monopolizimit të tregut për shkak të sigurisë ushqimore”, tha ai.

Kujtojmë që Belinda Balluku e përzuri Erion Braçen nga Divjaka, sapo u emërua drejtuese e Qarkut të Fierit.

Ajo ka vendosur aty deputetë. vetëm besnikët e saj.

Braçe deklaroi se e kanë larguar pa dëshirë, pasi ka këmbëngulur prej 1 jave që të mos lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës

I pyetur nëse a i kanë thënë një arsye pse e largoi Rama dhe Balluku nga Divjaka, Braçe tha se nuk e merr të mirëqenë atë që i kanë thënë, duke mos qenë një arsye konkrete.

Deputeti socialist nuk dha një përgjigje konkrete kur u pyet nëse ishte Rama apo Balluku, ai që e mori vendimin për largimin e tij nga Divjaka, teksa shtoi më tej se lajmin e ka marrë vesh nga media.

Gjithashtu, Braçe deklaroi se nuk ka ende një vendim për caktimin e tij në njësinë nr. 5 në Tiranë.

“Erion Braçe nuk ka lënë gjë. Erion Braçe në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale dhe ka një arsye, unë nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat që kur janë vendosur kompanitë e terlefonisë së lëvizshme dhe s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit”, tha Braçe.

Ju thoni që një javë këmbëngulët që të mos e ndërroni zonën tuaj elektorale, pse? Ose a ju thanë një pse?

“Jo mua nuk më kanë thënë një pse, ose kam një pse që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë. Pra një pse si arsye, jo një pse timen. Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para. Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit”.

Pas Braçes, Balluku kërkon të heqë edhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, me të cilin është në luftë të hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *