E vërteta e mbylljes së shkollës fetare në Gjirokastër
Këshilli i Ministrave ka vendosur dje mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat të arsimit të mesëm të lartë “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër.
Duke qenë se ka pasur shumë interpretime, përfaqësues të kësaj shkolle, kanë bërë një sqarim për Vjosa.net.
“Përshëndetje. Lajmi juaj po keqinterpretohe.
Shkolla Kryqi i Nderuar i liçensuar ne 1999 u vetëmbyll, pasi perfundoi misioni i saj i shenjtë per formimin e teologeve.
Ajo vjet ka dorezuar nd ZVA Gjirokaster kërkesën per mbylljen, Qeveria mori vendim për vazhdimin e procedurave ligjore.
Diplomimi i teologeve tani behet ne Kolegjin e Shena Vlashit e me pas ne Kolegjin Universitar Logos.
Besoj se u qartesuat”, thuhet në reagimin e një prej përfaqësuesve të kësaj shkolle, për Vjosa.net