“Aty kanë harruar të gjallë, jo më të vdekurit” – Një denoncim nga Gjirokastra
“Në varrezat e Gjirokastër, një vend që duhet të mbajë qetësi, respekt dhe kujdes, sot të bie në sy një realitet i hidhur.
Barërat janë rritur pa kontroll, duke mbuluar varret dhe duke e bërë të vështirë edhe kalimin mes tyre.
Nuk bëhet fjalë më për estetikë, por për një mungesë minimale respekti ndaj atyre që prehen aty dhe familjarëve që i vizitojnë.
Pyetja lind vetvetiu: pse nuk pastrohen? A është kaq e pamundur apo thjesht mungon vullneti?
Punonjësit që paguhen për këtë detyrë duket sikur janë diku tjetër, ndërsa kjo hapësirë lihet në harresë.
Nuk është hera e parë që detyrat publike lihen pas dore, ndërsa energjitë shpenzohen për punë private”.
Kështu shkruan aktivisti Emin Kokalari.
Por një komentues shkruan me ironi se aty kanë harruar të gjallët, jo më të vdekurit.