21 Maj, 2026

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat” – Plas sherri mes socialistëve në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët sulmojnë nënkryetaren

 “Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat” –  Plas sherri mes socialistëve në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët sulmojnë nënkryetaren

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është përplasur ashpër me këshilltarët e mazhorancës gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak, duke sfiduar hapur edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Në kulmin e debateve për problematikat e pastrimit të qytetit dhe kërkesat për më shumë llogaridhënie nga drejtuesit vendorë, Ristani debatoi me këshilltarët socialistë.

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”, mësohet të ketë deklaruar ajo gjatë diskutimeve, në një moment tensioni të lartë në sallë.

Përplasjet më të forta kanë qenë me këshilltarin Halit Valteri nga PS dhe Krenar Canollarin nga PSD, të cilët kërkuan më shumë përgjegjësi për situatën e pastrimit dhe menaxhimin e qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *