21 Maj, 2026

Të blesh shtëpi qindra mijëra euro në Tiranë, dhe të jetosh me frikën se mund të piqesh i gjallë si minjtë

 Të blesh shtëpi qindra mijëra euro në Tiranë, dhe të jetosh me frikën se mund të piqesh i gjallë si minjtë

Deputeti socialist, Erion Braçe, që ka  shpallur kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë, teksa vijon me denoncimet e problematikave në kryeqytet, ditën e sotme ka denoncuar pallatet që janë të ngjeshura me njëra-tjetrën në një nga zonat më të njohura dhe të shtrenjta të Tiranës, te sheshi “Willson”.

“Jam këtu te Libri Universitar, një pallat më poshtë. Këto janë lagjet kurth të qendrës së Tiranës.

Këtu është pastër, por nëse larg qoftë bie zjarr, zjarrfikësja nuk hyn dot. Në asnjë anë.

Këtu ka dhe makina të braktisura. Nga asnjëra anë nuk ka rrugë këtu. Është aq ngushtë sa nuk hyn dot.

Gjëja më e rëndësishme në këtë rast është që të lutemi të mos bjerë zjarr.

Njerëzit këtu duhet të bëjnë kujdes që të mos bjerë zjarr.

Pastër është, por për zjarrin është një tmerr. Do piqen të gjallë”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *