21 Maj, 2026

Alarmi: Gjirokastra nuk rrezikohet nga SIDA, por nga një tjetër sëmundje

 Alarmi: Gjirokastra nuk rrezikohet nga SIDA, por nga një tjetër sëmundje

Ndotja e përrenjve është kthyer në një shqetësim serioz për mjedisin dhe banorët në Gjirokastër, ku depozitimi pa kriter i mbetjeve urbane ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme.

Mbetjet e hedhura në mënyrë të pakontrolluar i kanë kthyer përrenjtë në “kosha natyrorë” mbeturinash, ndërsa me rritjen e temperaturave, kjo ndotje rrezikon të sjellë pasoja për shëndetin publik.

Banorët apelojnë që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm për depozitimin e mbetjeve urbane në vendet e përcaktuara dhe për mbajtjen pastër të mjedisit.

“Shumë është problem. Tani do të ngrohet edhe koha, më shumë do të dalin mushkonjat, do të dalin mizat, duke na rrezikuar shëndetin. Edhe infeksione mund të kemi”, thotë një banore.

“Marrin plehra gjithandej dhe i hedhin në shtratin e përroit. Kur vjen sezoni me temperatura të larta, këtu nuk kalon dot.

Këtu duhet të vendosen kamera, sepse njerëz të papërgjegjshëm, në orët e vona, i hedhin plehrat.

Ne jetojmë këtu. Unë vij që nga ‘Granica’, nga lagjja tjetër, dhe i hedh tek koshat”, thotë një qytetar.

“Duhet që të mos i hedhin në përrua, por t’i hedhin në kazanët dhe koshat e mbeturinave”, thotë një banore tjetër.

Banorët theksojnë se mjedisi i pastër ndikon drejtpërdrejt edhe në imazhin turistik të Gjirokastër, në një sezon pranvere kur qyteti i gurtë mirëpret vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *