21 Maj, 2026

Lëreni Robert Ndrenikën të jetojë me dinjitet!

 Lëreni Robert Ndrenikën të jetojë me dinjitet!

Nga Osman Stafa

Sot, Robert Ndrenika zgjodhi të jetë në krah të Erion Veliajt, në një nga momentet më të errëta dhe më të debatueshme të tij publikisht.

Secili ka të drejtë të mbajë anë.

Por kur je figurë që shqiptarët e kanë respektuar për dekada, çdo përqafim, çdo dalje publike, çdo skenë në gjykate, nuk është më private. Është mesazh politik.

Dhe sinqerisht, të vjen keq ta shohësh një artist 84-vjeçar të përdoret si sfond emocional për një pushtetar nën akuza për korrupsion.

Lëreni Robert Ndrenikën të plaket i qetë.

Lëreni të jetojë me dinjitetin e artistit që ka qenë për shqiptarët.

Mos e ktheni në figurant propagande dhe as në mburojë morale të politikës.

Sepse një ikonë kombëtare meriton duartrokitje për artin e tij, jo të kthehet në një vegël të një individi të cilin drejtësia e akuzon për korrupsion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *