21 Maj, 2026

Andi Bushati: Si na nxorrën prej leckash bashkë me Ylli Rakipin. Klani dhe Top Channel, makineri e propagandës së Ramës

 Andi Bushati: Si na nxorrën prej leckash bashkë me Ylli Rakipin. Klani dhe Top Channel, makineri e propagandës së Ramës

Analisti Andi Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në Shqipëri nuk ka media dhe se ajo është sot në ditën e vet më të zezë, ndërsa Berisha sillet ndaj saj si me oligarkët, ndërsa Rama i manipulon faktet.

“Media është në ditën e vet më të zezë. Nuk e di a e meriton emrin media. Për mua është kthyer në makineri propagande dhe manipulative. Ka pasur një dialog në distancë mes Saliut dhe Ramës.

Këtu mediat i ka kapur të gjitha pushteti, gjë që është e vërtetë. Të bësh një radiografi të mediave dhe të merresh me mediat e Irfanit që e kanë sfilitur dhe të mos guxosh të përmendësh Klanin, je hipokrit.

Berisha bën atë që bën me oligarkët: përmend 2 dhe nuk përmend 7. E keni dëgjuar të kritikojë Klanin, kur dihet se makineria e propagandës së Ramës është Topi dhe Klani.

Rama nga ana tjetër thotë se vendin më të madh në media e ka Berisha. Por Rama manipulon. Çështja e mediave që nuk është statistikë.

Çështja e mediave është kur shkon Arlindi në një minierë që të denoncojë një skandal dhe nuk e jep asnjë media, nuk është çështje sa kohë i dhe Berishës dhe sa i dhe Ramës.

Për ta kuptuar ka një fakt: sa kohë kemi pa parë gazetari investigative. E mbajmë mend te emisoni yt si na nxorën për leckash. Doli emisioni po ngriti valixhet Ylli (te News 24). Kjo është kritika që mund t’i bësh qeverisë. kjo është pjesa e manipulimit që bën Rama”- tha Bushati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *