Rama president si Erdogan, Manastirliu ose Balluku kryeministre – Plani i Ramës për 2027?
Nga Ruel Domi
Viti 2027 do jetë vit politik “make or break” për Edi Ramën.
Nëse i luan kartat siç duhet, me gjasa Edi Rama ndryshon Kushtetutën dhe zgjedh veten si president me fuqi ekzekutive (modeli Erdogan apo Lukashenko), ndërkohë që parkon Ogerta Manastirliun ose Belinda Ballukun në Kryeministri dhe në krye të PS de jure, edhe pse de facto do jetë po ai.
Gjithë ky muhabet pas zgjedhjeve lokale, që, me një opozitë të përçarë dhe me hartën e re elektorale, fitohen thellë nga PS.
Në aspektin gjeopolitik, samiti i NATO-s vjen në Tiranë verën që vjen bashkë me presidentin Trump, me të cilin Rama do marrëdhënie të mira, në një kohë kur BE do anëtarësojë Malin e Zi po në 2027, duke i dhënë dritën jeshile dhe Shqipërisë për 1 vit më vonë.
Me pak fjalë, pushteti absolut vijon, Shqipëria në BE, marrëdhëniet me Amerikën mirë.
E vetmja pengesë mund të jetë SPAK, punën e së cilit Rama e ka bllokuar duke mos lejuar heqjen e imunitetit të Ballukut.
Në rast se nuk ka aksident rrugës, bëhuni gati për qeverisje edhe më të gjatë dhe më autoritare të Ramës nga 2027 e tutje. Lidhni rripat e sigurimit.