21 Maj, 2026

“Më kthe lekët që më ke borxh” – 52-vjeçari gjirokastrit bën për spital vëllain

 “Më kthe lekët që më ke borxh” – 52-vjeçari gjirokastrit bën për spital vëllain

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht një 52-vjeçar në Gjirokastër, pasi ka rrahur vëllain e vet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Shkak për dhunën ndaj vëllait, mësohet se ka qenë një shumë lekësh që ai i kishte borxh 52-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *