21 Maj, 2026

Edhe Noizy në SPAK

 Edhe Noizy në SPAK

Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur paraditen e 6 majit në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Mësohet se ata janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut.

Sipas informacioneve, Noizy dhe i ati janë pjesë e listës me rreth 60 dëshmitarë të kërkuar nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet për 14 vepra të rënda penale, mes tyre vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Avokatët e Haxhiut kanë kërkuar dëshminë e Bashkim Rajkut dhe Noizy-t lidhur me episodin e vendosjes së tritolit në lokalin e reperit në Durrës.

Sipas hetimeve, grupi i Laert Haxhiut dyshohet se qëndron pas shpërthimit me tritol në biznesin e Noizy-t.

Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjes Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahinë dhe Erisiano Abedinin.

Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 8 qershorit 2022 dhe nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *