21 Maj, 2026

Një udhëtim në Paris me Moza Ahmetin

 Një udhëtim në Paris me Moza Ahmetin

Nga Hervin Çuli

Hera e parë që ulem për të parë një “Reality” i shtyrë nga kurioziteti mbi zhurmën e madhe për Mimoza Ahmetin.

Padyshim, edhe në sytë e mi, poetja ishte një fenomen i rrallë sa mediatik po aq edhe kulturor( për këtë në fakt nuk kisha pikë dyshimi).

Por ajo që më tmerroi dhe ma forcoi edhe nje herë bindjen që këto formate e deformojnë në kockë shoqërinë ishte diferenca e madhe e individid përballë turmës.

Si mund te qëndrojë poeti përballë rrugacit?!!! Ky quhet eksperiment social?!!! Si mund te përballet intelektuali me vulgun?!!!…

Dhe kur në 15 individualitete që quhen “Vipa” diferenca social- kulturore është kaq e madhe, e ku minoranca e Mimozave është një specie në zhdukje, s’të mbetet gjë tjetër vec të vëshë duart në kokë.

Në bindjen time poetja është futur aty për paratë! Ose, duke qënë gjithmonë një personazh kontravers i ketij qyteti, që “cmendurinë” e ka patur gjithmonë pjesë të egzistencës, ka ndjerë nevojën e një fluturimi ndryshe, si një rrugëtim jashtë shtetit, diku në një vend të panjohur, që nuk do ti bjerë kurrë rasti ta vizitojë përsëri.

Megjithatë, edhe pse Moza i ka dhënë këtij formati atë që formati nuk ja jep dot kurrë Mozes: kulturen, prap jam i bindur që ky lloj spektakli i ben shumë keq shoqërisë!

Padyshim, ne krahasim me një hale format të ngjashëm diku në një TV tjetër ky i Mozes me duket sikur po vizitoj Parisin!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *