65-vjeçari nga Përmeti merr para me makinë turistin grek që udhëtonte me motor në rrugën Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin H. M., 65 vjeç, banues në Përmet, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin “Përmet–Këlcyrë”.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti që drejtohej nga 65-vjeçari është përplasur me një motor, i cili drejtohej nga një shtetas grek, me iniciale M. M., 53 vjeç.
Ky i fundit kishte ardhur si turist.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një pasagjere, e cila ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.