21 Maj, 2026

Ata i vramë të dielën duke luajtur në trotuar

 Ata i vramë të dielën duke luajtur në trotuar

Nga Bledi Mane

Çfarë mund të bëjnë vogëlushët normalë në një vend anormal ditën kur e kanë pushim e nuk shkojnë në shkollë?

Luajnë me njëri-tjetrin, argëtohen, qeshin, gëzohen…

Ah kjo fjala e fundit sikur nuk shkon këtu tek ne, nuk të le njeri të rrisësh fëmijë të gëzuar se fëmijët i çmendim me sherre e me urrejtje televizive, me sharje e me kërcënime rrjetesh sociale, i yshtim me lajme për plagosje, trafiqe, korrupsione, aksidente derisa u vjen rradha ti vdesim edhe ata.

Fëmijë që luajnë në pragun e shtëpisë por të fortët e lagjes u bëjnë karshillëk me armë në brez e me këmbën në gazin e makinës.

Dikë e vrasin, dikë e shtypin, dikë e masakrojnë ndërsa të tjerët me qindra e mijëra fëmijë mbeten të shokuar nga dhimbja për moshatarët e tyre.

Pyjet i presim, malin e shkatërrojmë, bregdetin e masakrojmë, fëmijët i vrasim…

Lëngon ky vend nga dhimbja pa të ardhme, lëngon ky vend nga gjaku që ia spërkasim rrugët.

Atdheu fillon qan nga dhimbja por lotët nuk ia fshi askush nga ne.

Të gjithë i kemi duart pis nga mëkatet: ca plagosin, ca vrasin, ca vjedhin, ca ikin, ca janë indiferentë, ca ishin sot në plazh…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *