21 Maj, 2026

PROFILI: Kush janë 3 kandidatët për kreun e PD-së së Gjirokastrës

 PROFILI: Kush janë 3 kandidatët për kreun e PD-së së Gjirokastrës

Agron Basha, Edmond Braho dhe Eri Shehaj.

Këta janë tre kandidatët që do të garojnë më 3 maj, për kreun e PD-së së Gjirokastrës.

Po kush janë kandidatët?

Agron Basha është biznesmen, ekonomist dhe me kontribute te hershme ne PD e Gjirokastres.

Ka ushtruar funksione drejtuese ne kohen kur PD ka qene ne qeverisje.

Është me origjinë nga Lazarati.

Edmond Braho, mjek stomatolog me profesion. I hershem qysh nga themelimi i PD ai dhe i ati i tij, Nevruz Braho, rrjedh nga nje familje e vjetër gjirokastrite.

Eri Shehaj, kryetari aktual i PD Gjirokaster, kerkon nje mandat te dyte ne krye te PD bazuar ne eksperiencen e tij politike menaxhuese te deges se PD.

Shehaj është me profesion financier.

Me poshtë deklarata e degës së PD Gjirokastër:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike dega Gjirokastër,

Sot jemi në një moment të rëndësishëm për forcën tonë politike. Një moment reflektimi, përgjegjësie dhe mbi të gjitha zgjedhjeje. Pas një procesi filtrimi të kujdesshëm nga qëndra PDSH, sot kemi përpara tre kandidatura serioze për postin e kryetarit të partisë.

1.Agron Flamur Basha

2.Edmond Novruz Braho

3.Eri Shahin Shehaj

Këto kandidatura nuk janë përfaqësim i vizioneve, përvojës dhe angazhimit ndaj vlerave që ne mbrojmë çdo ditë. Fakti që kanë kaluar filtrat e vendosur nga qëndra PDSH tregon se secili prej tyre përmbush standardet tona për integritet, përkushtim dhe përgjegjësi politike.
Njëkohësisht do të zgjidhen edhe anëtarët e Kryesisë – pra vendoset jo vetëm drejtimi, por edhe ekipi që do të mbajë përgjegjësi për të ardhmen.

Data 03. Maj. 2026 do të mbahen zgjedhjet në zyrat e partisë demokratike dega Gjirokastër në oren 09:00 — 19:00

Le të jetë ky proces një shembull i demokracisë së brendshme, ku secili zë dëgjohet dhe çdo votë ka peshë. Sepse vetëm kështu ndërtojmë besimin, jo vetëm brenda nesh, por edhe tek qytetarët që presin më shumë nga ne.

Të tre kandidatëve u urojmë suksese në këtë garë. Ndërsa të gjithë juve anëtarët e partisë demokratike ju bëjmë thirrje: votoni me ndërgjegje, votoni për të ardhmen, votoni për një parti më të fortë.

Faleminderit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *