21 Maj, 2026

Denoncimi: Pse Tërmet Peçi çoi fadromat për të prishur monumentin e masakrës greke në Hormovë? Sa u pagua nga Greqia?

 Denoncimi: Pse Tërmet Peçi çoi fadromat për të prishur monumentin e masakrës greke në Hormovë? Sa u pagua nga Greqia?

Nga Flutura Açka

Sot 112 vite nga Masakra é Hormovës

Monumenti përkujtimor ende rrënojë. Turp!

Z.Ardit Bido,

Ju ndoqa ndjeshmërinë që patët ndaj përkujtimit të 81 shqiptarëve të mbytur në Otranto nga anija italiane Sibila. Italianët thanë ndjesë dhe u përfshinë edhe vetë në përkujtimin e viktimave.

Kini mirësinë të përkujtoni sot, ose nesër në Parlament, 217 viktimat e Masakrës së Hormovës më 29 prill 1914 në kishën é fshatit Kodër.

Askush nuk ka kërkuar ndjesë për këtë. Sepse vetëm kjo është e dokumentuar, pasi ajo e Panaritit, e Leskovikut dhe ca të tjera më të vogla, vetëm Zoti nga qielli dhe të vrarët, i kanë parë.

Shpresoj se nuk mendoni edhe ju si ca të shitur që thonë se i kanë vrarë shqiptarët, në emër të hijeve të vjetra të kohës së Ali Pashës.

Nëse keni dyshime, shkoni në arkivat e Konferencës së Londrës, ku é keni raportin e hollësishëm të gjeneralit De Veer mbi masakrën é Hormovës për Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, me fotot nga vendngjarja dhe emrat é viltimave njê nga një.

Dhe meqë jeni në Parlament, dhe é keni afër njëfarë Tërmet Peçi, e pyesni se përse iu çoi fadromat për ta rrënuar, ndërsa një grup patriotësh po e ristrukturonin? Cilin grek shqetesonte ky monument, vallë?!

Për dijeni, z. Erald Kapri

Pa respektuar veten, as fqinji nuk ka si na respekton. Ndonjëherë kundërmimj i politikës së madhe ndjehet nga kutërbimi i bëmave të vogla.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i Muri Perëndimor dhe teksti

Mund të jetë një imazh i monument

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "NE หบว X KUJ KUJTIM 4/5 TE 217 HORMOVITEVE MASAKRUAR PABESISHT NGA BANDAT ๙ SHOVENISTE GREKE e NE MARS TE VITIT 1914 23 29-2 PRIIL"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *