21 Maj, 2026

Pse nuk më vjen keq për Ilir Metën

 Pse nuk më vjen keq për Ilir Metën

Nga Ardi Stefa

Karma!

Fytyra e rrënuar e Ilir Metës në gjyq ngjallte keqardhje për mjerimin e tij.

Mua jo!

Për rreth 30 vite drejtuan Shqipërinë, rrënuan kombin, atdheun e shqiptarët. Luajtën me fate njerëzish, ndërsa sot u duhet të mbrohen për ato zullume që bënë në gjithë këto vite.

E dini pse nuk më vjen keq për të?

Sepse ata që kanë mend mësojnë nga historia.

Këta, pavarësisht gjithçkaje nuk kanë mend, sepse nuk kanë mësuar nga historia.

Duke menduar se janë të plotfuqishëm e të paprekshëm nuk arritën të kuptojnë se në fund askush nuk mbetet i pandëshkuar, qoftë nga drejtësia Hyjnore, qoftë nga drejtësia njerëzore.

Pres drejtësinë ligjore…

Për të dhe gjithë të ngjashmit e tij, që i pinë e po vazhdojnë t’i pijnë gjakun Shqipërisëe shqiptarëve!

Përsa i përket pretendimit për t’u transmetuar live gjyqi i tij (gjyq i hapur) theksoj se nuk është gjyq politik, por gjyq për korrupsion madhor, etj, etj.  Nuk po them gjyq ordimer, megjithëse i tillë është.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *