Çmenduria e ndërtimeve në Tiranë: Pallati i ri gllabëron jo vetëm trotuarin, por dhe gjysmën e rrugës
Ndërtimi i kullave dhe pallateve në Tiranë, vazhdon më ritme të frikshme.
Edhe pse çmimet janë në qiell dhe mundësia për të blerë e qytetarëve është minimale, ndërtuesit nuk ndalen.
Mjaftojnë të gjejnë ndonjë cep dhe hapin gropën.
Gropën për pallat, por edhe gropën për këtë qytet, që po bëhet përditë e më shumë i pajetueshëm, pikërisht prej ndërtimeve të shumta dhe hapësirave të pakta që kanë mbetur.
Tani nuk po zaptojnë vetëm sheshet, por edhe trotutaret dhe rrugët.
Shembulli më i mirë është ky pallat që ka nisur të ndërtohet në zonën e Yzberishtit.
Ndërtuesi ka zaptuar jo vetëm trotuarin, por edhe një pjesë të rrugës, duke e bërë të pamundur që aty të shkëmbehen dy makina.
Se për njerëzit nuk do t’ia dijë më njeri.
Të kalojnë ku të duan!
