21 Maj, 2026

Kur kushëriri murator i Edmond Spahos, drejtonte arsimin e Bilishtit

 Kur kushëriri murator i Edmond Spahos, drejtonte arsimin e Bilishtit

Nga Erlis Sina

Pothuajse përditë dëgjojmë intervista dhe lexojmë statuse edhe të ish- deputetit demokrat Edmond Spaho, që tallet me protestat e demokratëve dhe kritikon rëndë Berishën.

Nëse e shikojmë nga këndvështrimi i një anëtari të thjeshtë partie, natyrisht që do ta mirëkuptonim dhe do ta pranonim si mendim ndryshe që kërkon ndryshim.

Por duke ditur që ka qenë një ish funksionar i lartë i PD, deputet i Qarkur të Korçës, dhe që ka përfituar sa më s’bëhet nga qeverisja e Berishës, këtu duhet të ndalemi pak dhe ti kujtojmë se çfarë ka qenë dhe çfarë ka bërë në të mirë të komunitetit.

Edmond Spaho nuk la më fis e farë të tij, të arsimuar dhe të paarsimuar, pa futur në punë, madje edhe drejtorë të rëndësishëm. Pa llogaritur që shumë drejtorë në Korçë, Maliq e Bilisht nuk emëroheshin ma miratimin e tij.

Për shumë vite gjatë qeverisjes së Berishës 2005-2013 arsimin e Bilishtit e drejtonte djali i xhaxhait të tij, që nga murator që punonte në Greqi, pa arsimin përkatës, mediokër dhe i paaftë, u vu të drejtonte Zyrën Arsimore të Bilishtit.

Edhe drejtori i policisë së Bilishtit ishte po ashtu emëruar me mbështetjen e Mond Spahos. Po ku e harrojnë të gjimnazistët e Bilishtit se si degradoi Genc Spahua provimet e maturës shtetërore, që në bashkëpunim me shefin e policisë dhe shoferin e tij, fusnin kopjet e provimit në masë brenda klasave të maturantëve, duke bërë që të fitonin degët e mira ata që paguanin dhe që për bijtë e Bilishtit që kishin studiuar ditë e natë me meritë, u mbeteshin vetëm degët e bujqësorit.

Nëse ka një kritikë që realisht e meriton Berisha është pikërisht fakti që ka mbajtur afër vetes dhe ka promovuar individë të tillë, që bënin ekzaktësisht atëherë këtë që bëjnë socialistët tani.

Me njerëz të mentalitetit të Edmond Spahos u ndëshkua PD-ja në 2013 dhe ky tani del e na flet për vizione e për strategjira politike, e më tepër akoma për frymë të re.

Po ngadalë bre Mondi, çfrymë të re na sugjeron ti o byrazer, ne kemi akoma frymën tënde të vjetër që na ka ngec tek fyti.

Edmond Spaho të vetmin person që frymëzon është Spiropali, se ajo njësoj si ai, kur u heq karrigen fillojnë flasin për frymë të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *