21 Maj, 2026

Kërkonte “sugar daddy”, pezullohet zëvendës sekretarja amerikane e Sigurisë

 Kërkonte “sugar daddy”, pezullohet zëvendës sekretarja amerikane e Sigurisë

Administrata amerikane po humbet një tjetër anëtare. Bëhet fjalë për nënsekretaren 29-vjeçare të Sigurisë Kombëtare, Julia Varvaro.

Kjo raportohet në numrin e sotëm të La Repubblica.

Varvaro thuhet se u pezullua për një llogari të dyshuar në një faqe takimesh për “sugar daddies”, që do të thotë burra të pasur dhe të moshuar.

Sipas gazetës italiane, Varvaro nuk e përdori emrin e saj të vërtetë në faqen e takimeve, por një emër fiktiv: “Alessia”.

Llogaria u raportua nga një ish-i dashur, nga i cili ish-nënsekretarja dyshohet se i kërkoi dhurata dhe udhëtime të shtrenjta.

Sipas personit në fjalë, “kërkesat e saj të vazhdueshme për para përbënin një rrezik sigurie”, raporton La Repubblica.

Varvaro i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato shpikje të një ish-i të zhgënjyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *