Atentati ndaj deputetit të PD-së, Erion Alibej tregon për njohjen me Plarent Dervishajn: Çfarë merrja vesh, ia tregoja! Redjan Rraja u fut me forcë në makinë për të…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), është mbajtur seanca e radhës për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
Në këtë seancë ka dhënë dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Aliabej, i cili ka treguar për njohjen me Plarent Dervishaj, i cili akuzohet së është porositësi i këtij atentati. Alibej gjatë dëshmisë së tij, ka deklaruar se Plarent Dervishajn e njeh që nga viti 2019.
Më tej bashkëpunëtori i Drejtësisë ka rrëfyer se çfarë dëgjonte për atentatin ndaj Dervishajt, ia tregonte këtij të fundit, duke i shpëtuar jetën.
Po ashtu Alibej, ka folur edhe për Redjan Rrajën, teksa tha se Dervishaj i ka thënë që ai është futur me forcë në makinë për të marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Ndoj, tashmë deputet i PD-së.
Pjesë nga dëshmia e Erjon Alibej:
Plaurent Dervishaj e njoh prej vitit 2019 përpara se t’i bëhej atentat në muajin mars ose fillim prilli. Jemi takuar tek “Liri i Cigareve”, ka fabrikë në Librazhd. Plaurenti erdhi me një djalë tjetër, më vonë e identifikova që ishte “Mond Çekiçi”.
Ishte me automjet BMË seria 7, bojqielli e errët. Arsyeja e takimit ishte për ngjarjet që i kishin ndodhur familjes time. Unë po interesohesha se kush i kishte kryer krimet ndaj familjes time. Plaurenti njihej si “Lenti”. Kam patur aplikacion Encho Chat dhe Sky Ecc.
Pseudonimet e mia kanë qenë “Noku” dhe “Kumi”. Plaurenti kishte të dyja platformat. Te Sky e kishte pseudionimin “Barcelona”. Kemi komunikuar kur atij iu bë atentati në Durrës. I them shyqyr që shpëtove.
Çfarë merrja unë vesh për atentatin ndaj tij, ia thoja atij. Ai e gjykonte vetë se çfarë vlerësonte si informacione. Në takimin me Plaurentin, emrin e Redjan Rraja e kam dëgjuar për herë të parë kur iu bë atentat një prokurori. Kur u bë atentati e dija mirë që e kishte bërë ai.
Kur e pyes Plarentin dhe i them që po si është e mundur që u zbulua kaq shpejt autori, emrin e Redjan Rrajës ma ka thënë Plaurenti. Më thotë po, e kam shok dhe i është futur çunave me zor në makinë, donte të merrte pjesë dhe ai.