Hipokrizia e maskarenjve: E nisin punën si avokatë të qytetit, e mbyllin si ekzekutorë të tij
Nga Ermal Mulosmani
Te Diga e Liqenit, në këmbë të saj, sot po gërmohej një shesh ndërtimi. Një ndërtesë shumëkatëshe po bëhet gati të ndërtohet.
Ok është. Por kurrë nuk do të harroj protestat e Erion Veliajt para Gjykatës kur gjykohej një padi e tij kundër ndërtuesit për kompleksin e Bashkim Ulajt që sot është i banuar.
Jo vetëm që e denoncoi por edhe protestonte para gjykatës ky vigan i demagogjisë. Thua me vete që “u bë ça u bë, tash ky tipi do na mbrojë”…
Ndërsa tani, Bashkia e tij ka dhënë vetë leje për një tjetër ndërtim, po aty.
Kjo është hipokrizia dhe shpërdorimi i hapur i detyrës.
Nëse do të duhej që Erion Veliaj të dënohej për diçka është shkatërrimi i çdo hapësire publike në Tiranë, kthimi i qytetit në një fjetore betoni në të cilin nuk gjen një park lojërash apo oborr ku fëmijët mundet të marrin frymë.
Kjo është hipokrizia e maskarenjve që qeverisisn: E nisin punën si avokatë të qytetit, gjelbërimit, hapësirave dhe e mbyllin si ekzekutorë të pamëshirshëm të tyre!


