21 Maj, 2026

Vrasja në Memaliaj – Familjarët e Endri Goxhajt heshtin në polici: Nuk dimë gjë (edhe dëshmitarët nuk flasin)

 Vrasja në Memaliaj – Familjarët e Endri Goxhajt heshtin në polici: Nuk dimë gjë (edhe dëshmitarët nuk flasin)

Një konflikt i hershëm përfundoi me vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj në një lokal në Memaliaj.

Autor është Donaldo Nela 29 vjeç, ndërsa në rrethana ende të paqarta është plagosur dhe i vëllai Dali Nela 25 vjeç, i cili raportohet se ka marrë 4 plumba, 2 në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.

Për ngjarjen, janë marrë në pyetje 12 persona, dëshmitarë dhe familjarë.

Të gjithë kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konfliktin. Në pyetje pritet të merret dhe Dali Nela pasi t’i dalë narkoza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *