21 Maj, 2026

Në Vlorë, kujdesen më shumë për qentë se për njerëzit

 Në Vlorë, kujdesen më shumë për qentë se për njerëzit

E dashur Bruna!

Nga qentë shpëtuam, tani kemi këta të shkretët…

E kam thënë edhe në disa raste të tjerë, ke një drejtori që quhet Shërbimi Social, në të cilin gjysma e punonjësve janë fiktiv, marrin rrogën kot… pjesa tjetër sërish e marrin rrogën dhe fondet kot, ndërsa në qytet kemi pamje të fymorëve (me dy këmbë jo katër), që të këpusin shpirtin.

Më sqarove pak ditë më parë, që bashkia jepka 490 milionë lekë në muaj pagesë për personat në nevojë.

Një Zot, Hyqmeti dhe ti e dini se ku shkojnë ato lekë.

Tani, ky zotëria që po fle në stol ka emër dhe është njeri.

Quhet Agim B., jeton në rrugë, dimër dhe verë fle në stol (aty pranë postës).

Siç mund ta shikosh e dashur Brunë, është në kushte të rënda shëndetësore.

Po sikur tu thoshe ndonjë llaf atyre të Shërbimit Social?

Ta merrnin, dërgonin në spital, ushqenin, strehonin….

Nuk besoj se do më shumë lekë se një qen.

Këtë foto ma dërguan tani…dhe të këput shpirtin, për ata që ende e kanë.

Agimi ska njerëz që të kujdesen për të, por të paktën ju, jepini kujdesin për të cilin paguheni për ta dhënë.

Në rastet e mëparshme që kemi trajtuar, më keni detyruar tu përmend me emra e ta teproj me fjalorin, ndryshe nuk reagoni.

Mos më bëni ta prish as gojën e as nervat.

Është gjynah… është njeri! (Marrë nga faqja në Facebook, Disidentët)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *