21 Maj, 2026

Rasti i Gjirokastrës dhe një shembull me Edi Ramën

 Rasti i Gjirokastrës dhe një shembull me Edi Ramën

Nga Gjergj Erebara

Vepra penale e përhapjes së panikut, për të cilën policia e Gjirokastrës thotë se ka referuar një qytetar, është jashtëzakonisht shumë e vështirë për t’u vërtetuar.

Siç shkruhet në Kodin Penal, shkelësi duhet të përhapë informacion të rremë “me qëllim” për të përhapur panik.

Ky është një përcaktim me rëndësi vendimtare. Prokurorët kanë për detyrë që të provojnë se ekziston informacioni i rremë dhe ekziston prova që

vërteton se dikush e ka shpërndarë këtë informacion duke e ditur se është i rremë dhe “me qëllim” për të përhapur panik.

Vështirësia e dokumentimit të “qëllimit” e bën këtë nen praktikisht të pazbatueshëm. Sepse, dikush mund të përhapë informacione të rreme dhe të thotë, më falni, nuk e dija që ishin të rreme.

Ose mund ta bëjë nga budallallëku dhe normalisht që të qenit budalla është e drejtë themelore e njeriut e nuk fut dot njeri në burg për këtë.

Për shembull, Edi Rama deklaroi në vitin 2020 në mënyrë të rreme që policia spanjolle rrihte brutalisht qytetarët në rrugë për shkelje të kufizimeve të pandemisë.

Deklarata e Ramës shoqërohej me një video se cila në fakt paraqiste policinë algjeriane duke rrahur në mënyrë të përbindshme protestuesit kundër diktaturës së atij vendi.

Rama kërkoi ndjesë duke thënë se informacionet e rreme, (që dukshëm i pati shpërndarë për të përhapur panik), i kishte shpërndarë nga padija, pra jo “me qëllim”.

Për më tepër, ngjarja e Gjirokastrës me supozimin se dikush është i infektuar me HIV nuk ka se si të shkaktojë panik, sepse HIV transmetohet me rrugë seksuale ose me transfuzion gjaku.

Nëse nuk ke ndër mend të bësh seks pa mbrojtje ose transfuzion gjaku, nuk ka pse të panikosesh.

Deri më sot nuk di njeri të jetë dënuar në bazë të nenit 267.

Kjo është shumë ndryshe nga, fjala vjen, vepra penale e shkeljes së barazisë në tenderë.

Për këtë, pavarësisht se shkeljen e bën “me qëllim” apo e bën se je budalla, njësoj dënohesh.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Neni 267 Përhapja e informatave të rreme gë ngjallin panik Perhapja informatave apo njoftimeve rreme, me fiale, me shkrim apo me çdo Tenyre tjeter, me gellim qê të ngjalle një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet."

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *