Fatos Lubonja: E patëm Magyar-in shqiptar, ishte Ben Blushi
Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Studio 24”, mes analistit Fatos Lubonja dhe ish-deputetit të PD, Ervin Salianji.
Sipas Lubonjës, ‘Magyar’ i Shqipërisë ka qenë Ben Blushi, i cili iu kundërvu Edi Ramës me të vërtetat që denonconte, ndërsa Salianjin ai nuk e sheh si fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Hungari, Peter Magyar.
“E di kush është Magyar i Shqipërisë? Ben Blushi, sa vota mori? Me partinë e tij Libra, dhe pretendonte të merrte pushtetin nuk mori asnjë deputet. Që sulmonte Ramën për gjëra serioze, sic flet ti sot. Më thuaj pse nuk mori asnjë vote”, tha Lubonja.